Haradinaj: Lamtumirë Mjeshtër i madh e Gjeneral i letrave shqipe, Ismail Kadare

Haradinaj: Lamtumirë Mjeshtër i madh e Gjeneral i letrave shqipe, Ismail Kadare

Pos kreut të PDK-së, Memli Krasniqit, edhe kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka shkruar në librin e zisë për Ismail Kadarenë, në ambasadën e Shqipërisë në Kosovë.

“Vepra monumentale e Ismail Kadaresë për letërsinë e për gjuhën e bukur shqipe, për historinë e kulturën shqiptare, prej sot e vendos kufirin e epokave, para dhe pas Kadaresë. Lamtumirë Mjeshtër i madh e Gjeneral i letrave shqipe, Ismail Kadare”, ka shkruar Haradinaj në Facebook ku ka publikuar edhe disa fotografi, njofton Klankosova.tv.

May be a doodle of text