Haradinaj: Kurti është spiun i Serbisë, e la ushtrinë e vet pa bukë

Haradinaj: Kurti është spiun i Serbisë, e la ushtrinë e vet pa bukë

Kandidati i AAK-së për kryeministër Ramush Haradinaj, gjatë seancës së jashtëzakonshme të Kuvendit, sërish e ka quajtur “spiun” të Serbisë shefin e qeverisë Albin Kurtin.

“Po, është spiun i Serbisë. është tradhtar ai njeri që e lë pa bukë ushtrinë e vet pa bukë. Pse po i ndodh këtij, dhe nuk i ndodhi dikujt tjetër gjatë ekzistencës sonë që 20 vjet”.

Ai thotë se angazhimi ditor i Kurtit është mashtrim, dhe se nuk punon në interes të vendit, raporton Klankkosova.tv.

“Angazhimi i tij ditor i tëri është mashtrim, ai nuk punon në interes të vendit. Vazhdon të dobësojë shtyllat jetike të sigurisë vendit. Ai godet pa mëshirshëm policinë e vendit, AKI-në, ushtrinë, në mënyrat më të ulëta, dhe vazhdon të i godas”.