
Haradinaj: Kurti është mashtrues
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, është deklaruar pas 19 dështimeve për konstituimin e Kuvendit të Kosovës.
Haradinaj e ka quajtur mashtrues kryeministrin në detyrë, Albin Kurti. “Fakti që çon dorën në Kuvend dhe merr vendim si deputet, edhe shkon e çon dorën në qeveri, besoni është kriminale. Nuk mundet deputeti që voton në legjislaturë, të votojë edhe në qeveri. Këtij po i zbulohet mashtrimi. Është mashtrues. Po i del mashtrimi”, ka thënë Haradinaj.
I pari i AAK-së ka shtuar se nëse ka kandidat konsensual për kryeparlamentar do të votonin.
“Ne i kemi dhënë zgjidhje Kosovës, jo atij, duke premtuar votën e tonë që në ditën e parë për kandidat konsensual. Nëse ka kandidat konsensual, ne e votojmë”, ka thënë Haradinaj.