Haradinaj kujton të rënët e masakrës së Makocit dhe betejën e Marecit

Haradinaj kujton të rënët e masakrës së Makocit dhe betejën e Marecit

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka kujtuar Betejën dhe masakrat e Marecit në përvjetorin e saj.

Haradinaj ka thënë se kjo histori e dhimbshme mbi popullin e Kosovës ende nuk ka marrë denimin nga drejtësia.

“Prilli i vitit 1999 për shumë familje të Llapit e Gollakut që kishin marrë rrugë për t’i shpëtuar masakrave nga armiku, u shndërrua në ditë krimi të paparë. Ushtria, policia dhe paramilitarët serbë në pritën që u kishin bërë, vranë dhe masakruan mbi 124 civilë të pafajshëm, duke mos kursyer askënd, nga fëmiu 7 vjeçar e deri te plaku 90 vjeçar. Në të njëjtën ditë, në Bërnicë të Prishtinës armiku ekzekutoi 6 anëtarë të familjes Reka dhe një të familjes Berisha. Kjo histori e dhimbshme mbi popullin tonë akoma nuk e mori dënimin e merituar nga drejtësia”, ka thënë Haradinaj.

Postimi i plotë:

Prishtina shënon Ditën e Dëshmorëve.

Sot, në përvjetorin e Betejës së Marecit, kujtojmë me krenari vendosmërinë e guximin e luftëtarëve të Brigadës 153 “Hyzri Talla” dhe të gjithë dëshmorët dhe martirët e lirisë.

Në këtë datë shumë vëllezër e motra nga fshatrat e rrethit të Prishtinës pësuan nga dora e agresorit të egër. Me dhimbje kujtojmë të rënët në masakrat e Makocit, Grashticës, Bërnicës dhe fshatit Llukar.

Prilli i vitit 1999 për shumë familje të Llapit e Gollakut që kishin marrë rrugë për t’i shpëtuar masakrave nga armiku, u shndërrua në ditë krimi të paparë. Ushtria, policia dhe paramilitarët serbë në pritën që u kishin bërë, vranë dhe masakruan mbi 124 civilë të pafajshëm, duke mos kursyer askënd, nga fëmiu 7 vjeçar e deri te plaku 90 vjeçar. Në të njëjtën ditë, në Bërnicë të Prishtinës armiku ekzekutoi 6 anëtarë të familjes Reka dhe një të familjes Berisha. Kjo histori e dhimbshme mbi popullin tonë akoma nuk e mori dënimin e merituar nga drejtësia!

Përgjithmonë mirënjohës dhe falënderues sakrificës së të rënëve për lirinë e atdheut!