Haradinaj kujton Rugovën: I jemi mirënjohës për kontributin historik për liri dhe pavarësi
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Hardinaj ka kujtuar dhe nderuar ish-presidentin, Ibrahim Rugovën, në 18-vjetorin e vdekjes së tij.
Përmes një postimi në Facebook, Haradinaj tha se të gjithë janë mirënjohës për kontributin historik të ish-presidentit Rugova, për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.
“I jemi gjithmonë mirënjohës për kontributin për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës”.
Haradinaj tha se Rugova me drejtësinë dhe vendosmërinë e tij, ndërtoi një lidhje të ngushtë me Perëndimin, veçmas duke shfaqur kujdesin në forcimin e miqësisë së përjetshme me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
“Presidenti Ibrahim Rugova, me drejtësinë dhe vendosmërinë e tij, ndërtoi një lidhje të ngushtë me Perëndimin, veçmas duke shfaqur kujdesin në forcimin e miqësisë së përjetshme me ShBA. Sot, në 18-vjetorin e ndarjes nga jeta e kujtojmë dhe nderojmë angazhimin e tij në shërbim të çështjes kombëtare në rrethana shumë të rënda për shqiptarët e për Kosovën”, ka shkruar Haradinaj në llogarinë e tij në Facebook.