
Haradinaj kujton Masakrën e Llashticës: Armiku s’kishte kursyer as foshnjën trejavëshe
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka kujtuar 25-vjetorin e Masakrës së Llashticës së Gjilanit dhe 26 martirët e rëndë nga 13 deri më 30 prill të vitit 1999.
Haradinaj tha se sikur regjionet e tjera të Kosovës edhe Anamorava ka paguar çmim të madh për lirinë e atdheut.
“Armiku nuk e kishte kursyer as foshnjën trejavëshe, fëmijë nga prehri i nënës, pleq e çkado që i dilte para. Kalendari ynë është i mbushur me data e ngjarje që e bënë kthesën e madhe historike”, shkroi Haradinaj.