Haradinaj kujton Haxhi Zekën dhe Shaban Polluzhën

Haradinaj kujton Haxhi Zekën dhe Shaban Polluzhën

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka kujtuar prijësit popullor Haxhi Zeka dhe Shaban Polluzha. Haradinaj ka thënë se ata u bën frymëzim për shumë breza.

“Ata e deshën lirinë më shumë se veten, andaj u bën frymëzim për brezat e ardhshëm, për vazhdimin e përpjekjeve për liri. Haxhi Zeka e Shaban Polluzha, prijës popullor të rënë në periudha të ndryshme historike, përgjithmonë do të kujtohen për përpjekjet e tyre për çlirim nga pushtuesi. Ata mbeten simbole të përkushtimit ndaj Atdheut”, ka thënë Haradinaj.