Haradinaj: Kosova të rreshtohet me NATO-n, ShBA-të e Izraelin në mbrojtje të lirisë

Haradinaj: Kosova të rreshtohet me NATO-n, ShBA-të e Izraelin në mbrojtje të lirisë

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, tha se sulmi i mbrëmshëm ndaj Izraelit ishte sulm edhe ndaj vlerave të lirisë e demokracisë.

“Sulmi i mbrëmshëm është një sulm jo vetëm ndaj Izraelit por ndaj vlerave të lirisë dhe demokracisë. Vlerat tona të përbashkëta sot cenohen seriozisht dhe Kosova duhet të rreshtohet pa asnjë mëdyshje me NATO-n, ShBA-të dhe izraelin, në mbrojtje të lirisë”, shkroi Haradinaj në një postim në “Facebook”.

Ai ka shtuar se me Izraelin Kosova e ndan një të kaluar të dhimbshme.

“Qëndrojmë me Izraelin sepse ndajmë një të kaluar të dhimbshme dhe e dimë se sa kushton liria, andaj jemi me ata që e mbrojnë të njëjtën me çdo kusht”, shkroi Haradinaj.