Haradinaj: Koalicioni ynë po shihet si shpresa e vetme për ta përmbysë qeverinë anti-shtet

Haradinaj: Koalicioni ynë po shihet si shpresa e vetme për ta përmbysë qeverinë anti-shtet

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se situata në vend kërkon mobilizim e bashkim për ta kthyer Kosovën drejt rrugës së zhvillimit dhe integrimit.

Ish-kryeministri ka thënë se bashkimi opozitar po shihet si shpresë e vetme për t’i dhënë fund qeverisë anti-shtet.

“Bashkimi ynë opozitar, dita-ditës po shihet nga qytetarët si e vetmja shpresë për t’i dhënë fund qeverisë anti-shtet. Situata e krijuar në vend, kërkon mobilizim e bashkim të gjithëmbarshëm për ta kthyer Kosovën drejt rrugës së zhvillimit dhe integrimit, në bashkëpunim me miqtë tanë që na ishin pranë në momentet më të vështira”, është shprehur Haradinaj në Facebook.

Haradinaj në Stanoc të Vushtrrisë ka bashkëbiseduar më qytetarë për zhvillimet politike dhe nevojën e mobilizimit për ta ndaluar qeverisjen e keqe.

“Sonte kisha nderin të bashkëbisedoj me shumë miq, kolegë e bashkëluftëtarë në Stanoc të Vushtrrisë, në mikpritjen e aktivistit të hershëm të Aleancës, Rrahim Ajeti. Bashkë me kryetarin e degës së AAK-së në Vushtrri, Mensut Ademi, kryetarin e Listës Konservatore Avdullah Klinaku, Prof. Shemsi Rrahimi, diskutuam për problemet dhe nevojat e qytetarëve të kësaj ane, si dhe për zhvillimet politike në vend dhe nevojën e bashkimit e mobilizimit sa më masiv për të ndaluar qeverisjen anti-shtet”.