Haradinaj: Koalicioni ynë është opsioni i vetëm për ta bërë realitet një Kosovë fituese

Haradinaj: Koalicioni ynë është opsioni i vetëm për ta bërë realitet një Kosovë fituese

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, të dielën iu ka bashkuar partnerëve të koalicionit në konventën politike të Nismës Socialdemokrate.

Haradinaj ka thënë se koalicioni i përbashkët me Nismën dhe të tjerët, i përbërë nga figura të dëshmuara që kanë lënë gjurmë të pashlyera në historinë e lavdishme të Kosovës, është opsioni i vetëm për të arritur synimet tona dhe për ta bërë realitet një Kosovë fituese, ëndërr e shumë gjeneratave.

“Anëtarësimi direkt në NATO, jo vetëm si aspiratë, por edhe si proces përmes Planit Aksional, do të sjellë kthesën e madhe – jo vetëm në siguri, por edhe në ekonomi dhe në çdo sferë tjetër të jetës. Ju sigurojmë se do ta bëjmë realitet. Nuk është veç fjalë. Çdo herë kemi dëshmuar se mund ta bëjmë!”, ka thënë Haradinaj.