Haradinaj: Janë shtrenjtuar çmimet, e dikush po ka para të paguaj sondazhe
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj thotë se sot në këtë ditë feste kemi luftë sondazhesh e propagandash.
Haradinaj përmes një shkrimi në “Facebook” thotë se, nuk mund të ketë dedikim më të mjerë në një ditë feste se sa lufta me sondazhe të blera.
Ai tha se ka shtrenjtim enorm i rrymës e i gjithë artikujve elementarë ushqimor.
“Shtrenjtim enorm i rrymës e i gjithë artikujve elementarë ushqimor. Kosto e jetesës e papërballueshme për më shumë se gjysmën e popullsisë, e dikush po ka para me pagu sondazhe e rezultatin e tyre! Një hulumtim i thjeshtë i opinionit publik sot kushton prej 25-50 mijë euro! Prej nga këto para?! Më e pakta do të duhej që të interesohej Prokuroria, sa paguajnë dhe prej nga i kanë paratë!”, shkruan tutje Haradinaj.
Ndryshe, bazuar në një sondazh të UBO Consulting, Lëvizja Vetëvendosje (LVV) ka kryesuar në vend të parë me 48.5 për qind, ndërsa partia e dytë, që është listuar me 18.2 për qind, është Partia Demokratike e Kosovës (PDK). LDK e treta me 17.9 për qind.