Haradinaj: Italia, një nga kontribueset më të mëdhenj në garantimin e paqes dhe stabilitetit

Haradinaj: Italia, një nga kontribueset më të mëdhenj në garantimin e paqes dhe stabilitetit

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka theksuar se Italia është një nga kontribouesit më të mëdhenj në garantimin e paqes dhe stabilitetin në vend përmes kontigjentit të saj në kuadër të KFOR dhe vazhdon të jetë mbështetëse e fuqishme në rrugëtimin tonë euro-atlantik!

“Në Ditën e Republikës, isha i nderuar që t‘i bashkohem festës së organizuar nga ambasada e shtetit italian në Prishtinë. Ambasadorin z. Antonello De Riu e urova me dëshirat më të mira për mirëqenie dhe prosperitet të vazhdueshëm. Urime Dita e Republikës, Itali!”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.