Haradinaj ia kthen letrën Krasniqit: Kjo Qeveri duhet ta përmbyllë mandatin e saj me dorëheqje

Haradinaj ia kthen letrën Krasniqit: Kjo Qeveri duhet ta përmbyllë mandatin e saj me dorëheqje

Kryetari i AAK-së Ramush Haradinaj i është përgjigjur një letre që i ka dërguar kryetari i PDK-së Memli Krasniqi për mundësinë e dërgimit të vendit në zgjedhje.

“Në përgjigje të letrës së kryetarit të PDK-së, Memli Krasniqi, shpreha qartë se rrugëdalja e vetme nga kriza në vend, është një platformë e përbashkët për qeverisje, pa Kurtin. Kjo sepse Kurti dhe qeveria e tij, janë fajtore për gjendjen e krijuar, e në këtë kontekst, Aleanca nuk lëviz nga qëndrimi që kjo Qeveri duhet ta përmbyllë mandatin e saj me dorëheqje, ose me shkarkim, e jo të amnistohet me vet-shpërndarje të Kuvendit”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.