Haradinaj: I shqetësuar tej mase me situatën e rënduar të pjesëtarëve të kategorive të lirisë

Haradinaj: I shqetësuar tej mase me situatën e rënduar të pjesëtarëve të kategorive të lirisë

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka thënë se të dhënat që u prezantuan të martën nga përfaqësues të shoqatave të dala nga lufta, në një tryezë të organizuar nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, flasin për një situatë alarmante.

“Veteranët me paga qesharake, invalidët pa asistencën e nevojshme shëndetësore, familjet e dëshmorëve në harresë totale”.

“Kjo shoqëri duhet që urgjentisht ta rikthejë dinjitetin e kategorive të lirisë, pjesëtarët e të cilave janë më meritorët për lirinë që e gëzojmë sot. Aleanca do të jetë e vendosur që ta rikthejë dinjitetin e luftëtarit, të veteranit, të invalidit por edhe të familjeve të dëshmorëve të lirisë”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.

“Ata që e harrojnë të shkuarën, rrezikojnë që ajo t’u perseritet”, ka shkruar Haradinaj.