Haradinaj i kërkon BE-së largimin e sanksioneve ndaj Kosovës

Haradinaj i kërkon BE-së largimin e sanksioneve ndaj Kosovës

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, e ka pritur në takim ambasadorin e Bashkimit Evropian në Kosovës, Tomas Szunyog.

Në këtë takim, u diskutua edhe për disa zhvillime politike në vend.

Haradinaj në këtë takim, i kërkoi BE-së largimin e sanksioneve ndaj Kosovës.

“Konfirmova se Aleanca do të votojë Marrëveshjet Ndërkombetare ndërsa shpreha brengosjen për stagnimin e Kosovës në proceset integruese. Për Aleancën, integrimi euro-atlantik është objektivi kryesor strategjik, rrugëtim ky që duhet të kulmojë me anëtarësim në NATO dhe BE”, theksoi kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj.