Haradinaj: E dënoj fuqishëm sulmin ndaj ish presidentit Trump!

Haradinaj: E dënoj fuqishëm sulmin ndaj ish presidentit Trump!

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka dënuar fuqishëm sulmin ndaj ish presidentit amerikan, Donald Trump.

“E dënoj fuqishëm sulmin ndaj Presidentit Trump!”.

“Aktet e dhunshme janë një pengesë për realizimin e demokracive, janë të papranueshme dhe duhet të ndalohen. ShBA-ja është një shembull për demokracitë në të gjithë botën dhe së bashku ne përparojmë përmes diskursit paqësor të vendeve tona dhe respektit për sundimin e ligjit. I uroj Presidentit Trump shërim të plotë!”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.