Haradinaj: Dita e Veteranit do të jetë festë zyrtare në Kosovë
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, me rastin e Ditës së Veteranit, ka mbledhur në Prishtinë ish luftëtarë dhe invalidë të luftës së lavdishme Çlirimtare – UÇK-së.
“Me krenari të veçantë, sot bashkë me bashkëluftëtarët nga të gjitha trojet shqiptare, përfshirë vëllain tonë Ali Ahmeti, ndamë momentet e lavdishme të luftës sonë të drejtë për liri. Ky takim dëshmon unitetin dhe forcën e pathyeshme të luftëtarëve të lirisë”, ka shkruar Haradinaj.në Facebook.
Postimi i Haradinajt:
Me krenari të veçantë, sot bashkë me bashkëluftëtarët nga të gjitha trojet shqiptare, përfshirë vëllain tonë Ali Ahmeti, ndamë momentet e lavdishme të luftës sonë të drejtë për liri. Ky takim dëshmon unitetin dhe forcën e pathyeshme të luftëtarëve të lirisë.
Dita e Veteranit do të jetë festë zyrtare në Kosovë, si një hap i domosdoshëm për institucionalizimin e respektit ndaj atyre që flijuan gjithçka për lirinë. Përkushtimi ynë për trefishimin e pensioneve të veteranëve, invalidëve të luftës dhe familjeve të dëshmorëve është shprehje e përgjegjësisë sonë institucionale dhe morale.
Kosova e lirë dhe e pavarur do të vazhdojë të ndërtojë të ardhmen duke u mbështetur në vlerat e luftës çlirimtare, duke siguruar dinjitet dhe mirëqenie për të gjithë ata që kontribuan në themelet e shtetit tonë. Ky është obligim i shenjtë dhe i pakompromis për ne.