
Haradinaj bashkë me nënën voton: Ndjenjë përgjegjësie dhe shprese
“Herët në mëngjes, pasi e pimë kafen e mëngjesit, unë bashkë me nanën Rukë, Antigonën, Valbonën, e cila ka ardhur nga Gjermania dhe Suzanën, gruan e Shkëlzenit, dolëm për të votuar me ndjenjë përgjegjësie dhe shprese”, ka shkruar Ramush Haradinaj në Facebook.
Ai ka theksuar se sot është dita kur secili prej nesh duhet ta shfrytëzojë të drejtën e votës dhe të marrë pjesë në vendimmarrje.
