
Haradinaj: Asnjë post s’e kërkoj për të votuar qeveri të opozitës, opsion edhe zgjedhjet
Ramush Haradinaj është i gatshëm të hyjnë në koalicion me opozitën pa asnjë kusht, madje as postin e Presidentit nuk e ka si opsion.
Ai tha se votat e partisë së tij shkojnë vetëm për qeveri që krijohet nga partitë opozitare, transmeton klankosova.tv.
Madje në intervistën për emisionin Rubikon, tha se edhe zgjedhjet janë opsion i mundshëm nëse vendi mbete pa qeveri së shpejti.
“Nuk e kërkoj asnjë pozitë, nuk e marrë asnjë pozitë. Për [president] nuk është ajo çështje tash por kur të është shohim, nuk është fare temë për mu”.
”Nuk kam ndonjë kërkesë për punë në këtë qeveri, ne kemi kolegë shumë të zotët të mirë që dinë me ba. Votat e Aleancës vetëm për qeveri të opozitës, vetëm të opozitës. Nuk kërkoj me çu vendin në zgjedhje, por për mua edhe zgjedhjet janë opsion”, tha Haradinaj në Rubikon.