Haradinaj: AAK-ja me partnerët në koalicion do ta nxjerrë Kosovën nga regresi

Haradinaj: AAK-ja me partnerët në koalicion do ta nxjerrë Kosovën nga regresi

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka vazhduar takimet me kryetarët e degëve të Aleancës, me qëllim të harmonizimit të aktiviteteve parazgjedhore.

Ai ka theksuar se Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, me partnerët në koalicion, do ta nxjerrë Kosovën nga regresi për ta bërë të mundshëm kthimin e perspektivës për zhvillim dhe integrimin euro-atlantik.