Haradinaj: AAK-ja, mbetet shtëpi e sigurtë e me dyer të hapura për të gjithë
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka theksuar se partia që drejton ka qenë dhe mbetet shtëpi e sigurtë e me dyer të hapura për të gjithë.
“Sonte, në mënyrë solemne i hapëm dyert në lokacionin e ri qendror të Aleancës. E nisëm me mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm dhe vazhduam me aktivistë e miq. Aleanca ka qenë dhe mbetet shtëpi e sigurtë e me dyer të hapura për të gjithë”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.