Hapja e fushatës, Limaj: Me vepra të mëdha për Kosovën fituese
Koalicioni AAK – Nisma – Konservatorët – Forumi Intelektual E-30 dhe Lista Ideal hapi sot zyrtarisht fushatën zgjedhore në sallën “1 Tetori” në Prishtinë.
Kryetari i NISMA-s, Fatmir Limaj në fjalën e tij tha se veprat sjellin fitore, për një Kosovë fituese, transmeton Klankosova.tv.
E për vepra tjera fituese në Kosovë, Limaj thotë të votohet numri 137.
“Sllogani ynë me Kosovën fituese, Kosova fituese ka ardhur deri këtu me vepra, dhe ashtu do ta vazhdojmë me vepra të mëdha Kosovën tonë fituese. Kosova fituese ka ardhur me veprën e madhe të lirisë së Kosovës, në krye me komandantin legjendar, e qindra mijëra dëshmorë, e invalidë, e veteranë, e familje patriotike anë e kënd Kosovës dhe kombit shqiptar. Veprat sjellin fitore, mirëqenie, siguri, fuqi e dashuri për atdheun. Veprat sjellin krenari. Ne jemi bashkuar për t’i sjellur vepra Kosovës”, tha Limaj.