Hapet thirrja për izolimin e shtëpive
Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, ka njoftuar se është hapur thirrja për aplikime për investime në efiçiencë të shtëpive.
Rizvanolli ka njoftuar se sipas parimit kush aplikon i pari shërbehet i pari, nga tash do të mund të aplikoni për përkrahje financiare deri në 5,500 euro për të izoluar shtëpitë e çatitë tuaja dhe zëvendësuar dritaret e dyert e jashtme.
Për të kuptuar se a kualifikoheni, lexoni me kujdes thirrjen në: https://fkee-rks.net/thirrjet-publike/
Për të aplikuar vizitoni: www.ekosova.rks-gov.net