HomeAktualeHapet sezoni turistik në Shqipëri, bregdeti mbushet me aktivitete festive

Hapet sezoni turistik në Shqipëri, bregdeti mbushet me aktivitete festive

spot_img

Qyteti i Fierit në Shqipëri, ka hapur zyrtarisht sezonin turistik, duke shënuar nisjen e aktiviteteve verore që do të zgjasin gjatë gjithë fundjavës në bregdetin e Darëzezës, ku u mblodhën qindra vizitorë dhe pushues nga zona të ndryshme.

Sipas mediave në Shqipëri, në kuadër të hapjes së sezonit, në Darëzezë u organizuan një sërë aktivitetesh festive, përfshirë muzikë live, gara me kuaj, aktivitete sportive si dhe ndeshje boksi, duke e kthyer zonën në një qendër të gjallë argëtimi për vizitorët, transmeton Klankosova.tv.

Sipas autoriteteve lokale, përgjatë gjithë vijës bregdetare të Fierit këtë vit do të jenë funksionale gjashtë plazhe publike, të cilat do të monitorohen edhe nga roje bregdetare, me qëllim rritjen e sigurisë për pushuesit.

Vizitorët që zgjodhën Darëzezën gjatë fundjavës vlerësuan pastërtinë e rërës, organizimin e hapësirave dhe çmimet konkurruese, duke e cilësuar zonën si një nga alternativat më të favorshme për pushime.

Ndërkohë, sezonin veror e ka çelur zyrtarisht edhe Durrësi, ku aktivitetet nisën me garën tradicionale të notit në pishinën publike, me pjesëmarrjen e sportistëve dhe të rinjve.

Autoritetet lokale kanë bërë të ditur se këtë verë synohet promovimi i qytetit përmes një oferte më të pasur turistike, duke kombinuar turizmin bregdetar me atë kulturor, përmes hapjes së dy muzeve, Muzeut Arkeologjik dhe Shtëpisë Muze “Aleksandër Moisiu House Museum”.

Edhe në Shëngjin po finalizohen përgatitjet për hapjen e sezonit turistik veror, ku pastrimi i hapësirave publike mbetet prioritet, ndërsa paralelisht po punohet në përmirësimin e infrastrukturës dhe menaxhimin e qarkullimit.

Zyrtarisht, sezoni turistik në Shëngjin pritet të hapet këtë fundjavë, me synimin që këtë verë të promovohet jo vetëm bregdeti, por edhe pasuritë historike, kulturore dhe natyrore të gjithë zonës.

Lajmet e Fundit

Fruthi në Kosovë: 25 raste të reja vetëm gjatë javës së fundit

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK) ka njoftuar për një rritje të...

Trump: Irani nuk mund të ketë armë bërthamore

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka ripërsëritur se synimi kryesor i Shteteve të Bashkuara sa...

Agim Ademi pret ish-futbollistin e Kosovës, Enis Alushi

Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK), Agim Ademi, ka pritur në takim...

PDK: “Edhe sot jemi para Qeverisë”, i bëjnë thirrje Kurtit të vijë në Kuvend

Partia Demokratike e Kosovës ka paralajmëruar se edhe sot do të jetë para ndërtesës...

Më të lexuarat

Kosovë,

Shkruan: Valon Murtezaj ka ardhur koha që të kujtojmë, dhe kuptojmë se, politika përveç që...

Ta mbrojmë me protestë demokratike projektin e gazit amerikan dhe aleancën tonë me SHBA-në

Avdullah Hoti, ish kryeministër  Duke refuzuar projektin e Gazit të Lëngshëm Natyror (LNG) me prejardhje...

Xhandarmëria e Kosovës, projekt për siguri shtetërore apo deformim i rendit kushtetues?

Shkruan: Hisen Berisha  Pyetja më logjike që sot duhet ta shtrojë secili qytetar me kulturë...