
Hapet programi për financim të studentëve të nivelit master të Kosovës në ShBA
Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagvci, bëri me dije se në kuadër të programit Fulbright, është hapur thirrja për Fulbright Foreign Student Program (Programi Master) për vitin akademik 2025-2026.
Ky program bashkëfinancohet nga Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit dhe Ambasada Amerikane. Pritshmëria është që të financohen 3-4 studentë të Republikës së Kosovës për studimet master në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, njofton Klankosova.tv.
Nagavci thotë se ky program ofron mundësi për një përvojë unike për studentët, për të përparuar në fushën e tyre të studimit në një mjedis akademik të lartë.