
Hapet procesi i akreditimit për media për ndeshjen finale të Kupës së Kosovës
Federata e Futbollit e Kosovës njofton përfaqësuesit e mediave se është hapur procesi i akreditimit për ndeshjen finale të Kupës së Kosovës:
FC Prishtina – FC Llapi, 21 maj 2025, ora 20:00, stadiumi “Fadil Vokrri” në Prishtinë.
Afati i fundit për aplikim është data 18 maj.
Për të aplikuar për akreditim ju lutemi klikoni në linkun e mëposhtëm:
https://ffk-media.com
Kërkesat e pranuara pas afatit do të merren në shqyrtim varësisht prej vendeve të lira në dispozicion.