Hapet edicioni i 8-të i Festivalit Ndërkombëtar të Teatrove “Prishtina International Theatre Festival 2024”

Hapet edicioni i 8-të i Festivalit Ndërkombëtar të Teatrove “Prishtina International Theatre Festival 2024”

Kryeministri Albin Kurti dhe ministri Hajrulla Çeku, morën pjesë mbrëmë në ceremoninë hapëse të edicionit të 8-të i Festivalit Ndërkombëtar të Teatrit në Prishtinë “Burbuqe Berisha”, në Teatrin “Faruk Begolli” në Kolegjin AAB.
Në fjalën hapëse, kryeministri përmendi realizimin me sukses të Ligjit të ri për Kulturë, i cili ka reformuar tërë legjislacionin në kulturë me standardet dhe punën kërkimore më të lartë në bashkëpunim dhe konsultim mbi dyvjeçar me akterët vendorë e ata ndërkombëtarë, duke theksuar se efektet e tyre do t’i shohim edhe në aspektin afatgjatë, ku për teatrot zvogëlohet burokracia, rriten mundësitë dhe hapen dyert e bashkëpunimit edhe më shumë.
Në kuadër të kësaj ceremonie Kurti dhe Çeku vizituan edhe ekspozitën e fotografit Arton Humolli, me titull “AJO”, me të cilën ka fituar disa çmime. ndërkombëtare.
Të pranishëm në këtë ngjarje ishin edhe drejtori i Festivalit Prishtina International Theatre Festival 2024, Zijad Mehić, ambasadori i Shqipërisë, Petrit Malaj, ai i Malit të Zi, Bernard Ҫobaj, rektori i AAB-së, Blerim Olluri, themeluesi i AAB-së dhe poeti Lulzim Tafaj, përfaqësues të institucioneve kulturore, artistë dhe artdashës, profesorë, mësimdhënës dhe studentë.