Hamza viziton të lënduarit dhe shtëpinë ku shpërtheu bombola e gazit
Shpërthimi i bombolës së gazit, fatkeqësisht ka shkaktuar pasoja tek familja Brahimi nga Kçiqi i Mitrovicës ku 14 anëtarë të familjes janë të lënduar.
Është një moment shqetësues, dhe kryetari i komunës, Bedri Hamza është duke qënduar pranë familjes Brahimi.
Kryetari Hamza, vizitoi familjen dhe institucionet shëndetësore të cilët janë duke e dhënë maksimumin për të i’u dalur në ndihmë personave të lënduar.
“Unë uroj në përmirësimin sa më të shpejt të gjendjes shëndetësore të të lënduarve” është shprehur kryetari Hamza.