Hamza viziton Dragashin: Më 9 shkurt, vendit do t’i japim lidership të ri

Hamza viziton Dragashin: Më 9 shkurt, vendit do t’i japim lidership të ri

Pasditen e së shtunës, kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza ka vizituar Dragashin.

Përmes një postimi në Facebook, Hamza shprehet se qytetarët meritojnë më mirë, dhe këtë mund ta arrijë PDK-ja.

“Një pasdite me plot pozitivitet në Dragash. Me të gjithë qytetarët tanë, cep më cep Kosovës, po takohemi dhe po punojmë së bashku, që vendit t’ia japim një lidership të ri më 9 shkurt. Qytetarët meritojnë më mirë. Dhe, ne mund të bëjmë më shumë për qytetarët dhe Kosovën!”, ka shkruar Hamza.