Hamza uron Trumpin: Mezi pres të punoj me administratën tuaj për një Kosovë më të mirë
Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së Bedri Hamza, e ka uruar Donald Trumpin, me rastin e kthimin në Shtëpinë e Bardhë.
Ai shprehu gatishmërinë e tij për të punuar me administratën Trump për një Kosovë më të mirë
“Urimet më të përzemërta për Presidentin Donald Trump për inaugurimin e tij si President i 47-të i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, aleatit tonë të përjetshëm dhe partnerit tonë më të rëndësishëm”, tha Hamza.
“Mezi pres të punoj me administratën tuaj për një Kosovë më të mirë dhe më të fuqishme. Zoti e bekoftë Kosovën! Zoti e bekoftë SHBA-në!”, theksoi ai.