HomeAktualeHamza takon kandidatët për deputetë: Kosova ka nevojë për stabilitet, vizion dhe...

Hamza takon kandidatët për deputetë: Kosova ka nevojë për stabilitet, vizion dhe mobilizim të përbashkët

spot_img

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka zhvilluar takim me kandidatët e partisë për deputetë, ku u diskutua për organizimin, koordinimin dhe mobilizimin për Zgjedhjet e Përgjithshme të 7 qershorit.

Në këtë takim u theksua rëndësia e angazhimit të përbashkët dhe komunikimit të vazhdueshëm me qytetarët në të gjitha komunat e Kosovës, me fokus tek programi, përgjegjësia dhe alternativa që PDK ofron për vendin.

Kryetari Hamza u shpreh se Partia Demokratike e Kosovës është e gatshme të rikthejë stabilitetin, shpresën dhe ditët e mira për Kosovën, duke theksuar se vetëm përmes unitetit dhe kontributit të secilit mund të nxirret vendi nga kriza dhe stagnimi.

“Është koha që Kosova të ecë përpara: me punë, me vizion, me dashuri për vendin dhe me më shumë kujdes, respekt e përkushtim për çdo qytetar të Kosovës”, ka deklaruar Hamza para kandidatëve.

Lista e kandidatëve të Partia Demokratike e Kosovës për deputetë për zgjedhjet e 7 qershorit është diverse, me mbi 50% prurje të reja, 7 kandidatë nga mërgata, shumë të rinj nga Rinia Demokratike e Kosovës, si dhe profesionistë të dëshmuar nga fusha të ndryshme, përfshirë shëndetësinë, inxhinierinë, juridikun, ndërmarrësinë dhe sektorë të tjerë të rëndësishëm për zhvillimin e vendit.

Lajmet e Fundit

Baton Haxhiu: Besoj se Uran Ismaili do të zgjidhet kryetar i PDK-së, gara do të jetë mes tij dhe Enver Hoxhajt

Analisti Baton Haxhiu ka deklaruar në emisionin “Pressing” se beson që Uran Ismaili do...

Kurti takon Kosin në Mal të Zi, flasin për anëtarësim në BE

Në vigjilje të Samitit të Procesit të Berlinit, sonte në Shën Stefan në Mal...

Kosova U15 në Baku për FIFA U-15 World Cup & Festival

Kombëtarja e Kosovës U15 ka mbajtur sot stërvitjen e parë në Baku të Azerbajxhanit,...

Shiroka Pula takon ipeshkvin Dodë Gjergji, vlerëson kontributin e Kishës Katolike

Presidentja e Republikës së Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka pritur sot në takim ipeshkvin...

Më të lexuarat

Nga reforma territoriale te decentralizimi real në Shqipëri 

Shkruan: Besnik Tahiri Qëndrim këshillues për fazën e ardhshme të reformës së pushtetit vendor në...

SPECIALJA, NDRYSHIM I LIGJIT APO ZHBËRJE E SAJ?

Shkruan: Hisen Berisha Çështja që është ngritur pas aktgjykimit të 16 shtatorit 2026 nuk mund...

DEKLARATË PËR TA ZGJATUR JETËN E DHOMAVE SPECIALE

Shkruan: Hisen Berisha (Nga deklarata te mos/veprimi shtetëror, nga letra me thirrjen “Shko, Hashim” te...