
Hamza takon ambasadorin William Walker në ditët e përkujtimit të masakrës së Reçakut
Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, ka takuar ambasadorin William Walker.
Hamza ka bërë me dije se në ditët e nderimit për viktimat e masakrës së Reçakut, si çdo vit tjetër, ambasadori Walker është pranë nesh.
“Ditën e sotme e nisa me mikun e madh të Kosovës, ambasadorin William Walker. Në ditët e nderimit për viktimat e masakrës së Reçakut, si çdo vit tjetër, ambasadori Walker është pranë nesh, ashtu siç ishte edhe në janarin e vitit 1999, kur me guxim i dha jehonë botërore krimit serb në Reçak dhe nuk lejoi që e vërteta të mbetej e heshtur. Miqësia dhe kontributi i ambasadorit William Walker për Kosovën janë të jashtëzakonshme. Faleminderit për gjithçka që ke bërë për Kosovën, Ambasador!”, ka shkruar Hamza në “Facebook”.
