Hamza shkon te Gucati, ia uron detyrën në krye të OVLUÇK-së
Kandidati për kryeministër i PDK-së, Bedri Hamza, ka vizituar Organizatën e Veteranëve të Luftës së UÇK-së për t’i uruar për zgjedhjet e tyre dhe për t’i ofruar kryetarit të rizgjedhur, Hysni Gucati, mbështetjen e nevojshme.
“Kategoritë e dala nga lufta do ta kenë gjithmonë mbështetjen time dhe për 50% do ta rrisim përkrahjen financiare për familjet e dëshmorëve, invalidët e luftës dhe veteranët e UÇK-së. Kosova mundet ma mirë! Ne besojmë në këtë dhe do ta bëjmë realitet!”, ka shkruar Hamza në “Facebook”.