Hamza sërish në Hagë. Tregon për gjendjen e çlirimtarëve

Hamza sërish në Hagë. Tregon për gjendjen e çlirimtarëve

Kandidati për kryeministër i PDK-së, Bedri Hamza, ka takuar në Hagë ish presidentin Hashim Thaçi, ish kyeparlamentarin Kadri Veseli dhe bashkëluftëtarët e tjerë.

“Sa herë që jam në Hagë për t’i takuar presidentin Thaçi, kryetarin Veseli dhe bashkëluftëtarët e tyre, ndjehem krenar kur i shoh të fortë e të pathyeshëm, por thellësisht i prekur kur vjen koha të ndahem prej tyre”, ka shkruar Hamza në Facebook.

Ai ka pohuar se ish dhëheqësit e UÇK-së dhe të shtetit po paguajnë çmim të lartë dhe shumë të padrejtë, që luftës për liri, pavarësisë dhe Kosovës t’ia heqin njollat që padrejtësisht na u vunë.

“U çmallëm për pak orë dhe u gëzova shumë kur i pashë plot shpresë që e vërteta e luftës së UÇK-së, ajo që të gjithë ne e njohim, presin të konfirmohet në fund të këtij procesi të stërzgjatur gjyqësor. Njëkohësisht, Kosova dhe institucionet e saj duhet të bëjnë më shumë për mbrojtjen e tyre dhe të vërtetën e luftës së popullit tonë”.

“Rikthimi i tyre në Kosovë, pranë familjeve dhe popullit të tyre, është akti më i drejtë juridik, politik e moral, i cili padrejtësisht po zvarritet”, ka shkruar Hamza.