HomeAktualeHamza: Serbia ende nuk ka dhënë llogari për krimet, po mban peng...

Hamza: Serbia ende nuk ka dhënë llogari për krimet, po mban peng të vërtetën për të zhdukurit

spot_img
Kreu i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka bërë të ditur se sot në Zubin Potok po zhvillohen gërmime për mbetje mortore, pas dyshimeve për një varrezë masive.
Përmes një reagimi në rrjetin social Facebook, Hamza ka thënë se edhe pas 27 vitesh, familjet e mijëra personave të zhdukur me dhunë gjatë luftës në Kosovë vazhdojnë të presin përgjigje për fatin e të afërmve të tyre.

“Edhe pas 27 vitesh, ne ende jetojmë me dhimbjen e pritjes dhe shpresën për të mësuar të vërtetën për mijëra qytetarë të zhdukur me dhunë gjatë luftës”, ka shkruar Hamza.

Ai ka kritikuar Serbinë për mungesën e, siç është shprehur, llogaridhënies për krimet e kryera gjatë luftës dhe ka kërkuar që e vërteta për personat e zhdukur të zbardhet.
Hamza ka përmendur edhe rastin e mbi 100 familjeve nga Mitrovica që ende presin përgjigje për fatin e të afërmve të tyre, duke përfshirë edhe 23 intelektualë mitrovicas të zhdukur në vitin 1999.

“Një ditë kjo dhimbje do të marrë fund, por e vërteta duhet të dëgjohet dhe drejtësia duhet të vihet në vend”, ka deklaruar ai.

Sipas Hamzës, Kosova do të vazhdojë të kërkojë zbardhjen e fatit të çdo personi të zhdukur dhe drejtësi për familjet e tyre.

Lajmet e Fundit

Baton Haxhiu: Besoj se Uran Ismaili do të zgjidhet kryetar i PDK-së, gara do të jetë mes tij dhe Enver Hoxhajt

Analisti Baton Haxhiu ka deklaruar në emisionin “Pressing” se beson që Uran Ismaili do...

Kurti takon Kosin në Mal të Zi, flasin për anëtarësim në BE

Në vigjilje të Samitit të Procesit të Berlinit, sonte në Shën Stefan në Mal...

Kosova U15 në Baku për FIFA U-15 World Cup & Festival

Kombëtarja e Kosovës U15 ka mbajtur sot stërvitjen e parë në Baku të Azerbajxhanit,...

Shiroka Pula takon ipeshkvin Dodë Gjergji, vlerëson kontributin e Kishës Katolike

Presidentja e Republikës së Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka pritur sot në takim ipeshkvin...

Më të lexuarat

Nga reforma territoriale te decentralizimi real në Shqipëri 

Shkruan: Besnik Tahiri Qëndrim këshillues për fazën e ardhshme të reformës së pushtetit vendor në...

SPECIALJA, NDRYSHIM I LIGJIT APO ZHBËRJE E SAJ?

Shkruan: Hisen Berisha Çështja që është ngritur pas aktgjykimit të 16 shtatorit 2026 nuk mund...

DEKLARATË PËR TA ZGJATUR JETËN E DHOMAVE SPECIALE

Shkruan: Hisen Berisha (Nga deklarata te mos/veprimi shtetëror, nga letra me thirrjen “Shko, Hashim” te...