HomeAktualeHamza prezanton zotimin e tretë: Sigurime shëndetësore, barna falas, shërbime cilësore –...

Hamza prezanton zotimin e tretë: Sigurime shëndetësore, barna falas, shërbime cilësore – më 7 qershor i themi STOP krizës

spot_img
Kryetari dhe kandidati për kryeministër i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza ka prezantuar zotimin e tretë të programit të tij qeverisës që është ofrimi i shërbimeve cilësore shëndetësore.

Hamza, në një konferencë për media, tha se kudo në Kosovë ka takuar mijëra qytetarë që janë lodhur nga pasiguria, sistemi i dobët shëndetësor dhe kostoja e lartë e mjekimit.

“Një pensionist pyet veten nëse do t’i blejë ilaçet me dozat e mjaftueshme apo do ta paguajë faturën e energjisë. Një prind pret me muaj për një termin specialistik. Një pacient detyrohet të kërkojë trajtim jashtë vendit, sepse nuk e gjen këtu. Kjo nuk është normale. Dhe kjo duhet të ndryshojë. Prandaj sot kam kënaqësinë të prezantoj zotimin tonë të tretë: Shëndetësi cilësore, me shërbime më të shpejta dhe të qasshme për të gjithë. Sepse shëndeti nuk është privilegj. Është e drejtë. Dhe sepse një shtet matet jo nga premtimet që bën, por nga kujdesi që tregon për qytetarët e tij kur ata kanë më së shumti nevojë”, tha Hamza.

Lideri i PDK-së u zotua që Qeveria e udhëhequr nga ai do të zbatojë sigurimet shëndetësore, do të sigurojë furnizim të rregullt me barna esenciale dhe barna falas për pacientët me sëmundje kronike, do të krijojë Qendrën Kombëtare të Urgjencës Mjekësore, do ta modernizojë QKUK-në dhe do ta ndërtojë Spitalin Rajonal të Prishtinës.

“Do të zbatojmë sigurimet shëndetësore, nëmënyrë që familjet të mbrohen ngashpenzimet e papërballueshme dhe askush tëmos mbetet pa trajtim për arsye financiarez Do të sigurojmë furnizim të rregullt me barna esenciale dhe barna falas për pacientëtme sëmundje kronike”, tha ai duke shtuar.

“Do të zbatojmë Programin Kombëtar për Kancerin, me diagnostikim të hershëm, skrining dhe trajtim sipas standardeve evropiane. Do ta afrojmë shëndetësinë te qytetari përmes mjekësisë mobile, veçanërisht në zonat rurale dhe të largëta. Do të krijojmë qendra moderne rehabilitimi dhe kujdesi të specializuar për pacientët që kanë nevojë për trajtim afatgjatë. Do të themelojmë Qendrën Kombëtare për Trajtimin e Varësive, për të ndihmuar njerëzit dhe familjet që sot përballen me këtë problem. Do të mbështesim prodhimin vendor farmaceutik, për më shumë siguri në furnizim dhe më shumë vende pune. Do ta digjitalizojmë sistemin shëndetësor, me dosje elektronike, termine online dhe shërbime më të shpejta për qytetarët”, ka shtuar Hamza.

Kreu i PDK-së ftoi qytetarët që më 7 qershor ta votojnë numrin 125 për t’i thënë STOP krizës në çdo sektor.

“Shëndetësia nuk është shpenzim. Shëndetësia është investim. Investim në jetën e njerëzve. Investim në dinjitet. Investim në të ardhmen e Kosovës. Sepse, siç kam dëshirë ta them unë: shëndetësia, mbi të gjitha, është edhe ekonomi. Sepse një popull i shëndoshë, është një ekonomi e shëndoshë. Më 7 qershor, bashkë do t’i themi STOP krizës. Dhe bashkë do ta ndryshojmë Kosovën”, u shpreh Hamza.

 

 

Lajmet e Fundit

Dehari thërret seancën e Kuvendit më 9 shtator

Kryesuesi i Seancës Konstitutive të Kuvendit, Avni Dehari, ka njoftuar se vazhdimi i seancës...

FC Malisheva zyrtarizon transferimin e Rimal Haxhiut

FC Malisheva ka zyrtarizuar transferimin e Rimal Haxhiut, i cili është bërë pjesë e...

Gjini: Suksesi në “Taranto 2026”, motivim i madh para Lojërave Mesdhetare 2030 që mbahen në Kosovë

Kryetari i Aleancës, Ardian Gjini, ka përgëzuar sportistët kosovarë për suksesin e arritur në...

Prokuroria dorëzon aktakuzë për 35 persona për vrasjen e civilëve në lagjen e Jasharëve në Prekaz

Prokuroria Speciale e Kosovës ka dorëzuar në Gjykatën Themelore në Prishtinë aktakuzë në mungesë...

Më të lexuarat

Shteti duhet të fitojë mbi pushtetin

Shkruan: Hisen Berisha Kosova po përballet me një krizë që nuk mund të shpjegohet vetëm...

Pasiguria politike ka çmim, ekonomia e Kosovës po e paguan faturën

Shkruan: Safet Gërxhaliu Nëse e shohim situatën e Kosovës në vitin 2026, ekonomia vazhdon të...

Kosovë,

Shkruan: Valon Murtezaj ka ardhur koha që të kujtojmë, dhe kuptojmë se, politika përveç që...