HomeAktualeHamza prezanton pesë zotimet kryesore të programit të PDK-së

Hamza prezanton pesë zotimet kryesore të programit të PDK-së

spot_img

Kryetari dhe kandidati për kryeministër i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza u ka bërë thirrje qytetarëve që më 7 qershor ta votojnë numrin 125 për t’i thënë stop krizës dhe për ta ndryshuar Kosovën.
Hamza, në një konferencë për media të enjten prezantoi pesë zotimet kryesore të programit të PDK-së: çmime e tatime më të ulëta, paga e pensione më të larta dhe mbështetje për bizneset; investime në energji, infrastrukturë dhe teknologji të reja; shëndetësi cilësore, me shërbime më të shpejta dhe të qasshme për çdo qytetar; arsim konkurrues, aftësi për të ardhmen dhe mundësi për të rinjtë; si dhe drejtësi e pavarur, e paanshme dhe efikase.

“Programi i Partisë Demokratike të Kosovës është një program konkret, i matshëm dhe i realizueshëm, i hartuar nga ekspertë vendorë dhe ndërkombëtarë. Ai trajton me seriozitet të gjitha çështjet me rëndësi jetike për shtetin dhe qytetarët, me një qëllim të vetëm: një jetë më të mirë për secilin”, theksoi Hamza.

Duke u zotuar për rritje pagash për 50 për qind, Hamza i kërkoi Qeverisë në detyrë që të mos i shpërdorojë resurset shtetërore me qëllim të krijimit të pabarazisë në garë, në mes subjekteve politike, sepse qytetarëve u duhet mbështetje e përhershme financiare më shumë se sa shtesa të njëhershme.

“Do të ketë rritje pagash për 50 për qind dhe kjo do të jetë e përhershme, jo veç ndihmë në kohë të fushatave zgjedhore, që qytetarët e Kosovës të kenë ndihmë dhe të kenë parashikueshmëri. Kjo nuk i bie që punëtorët e sektorit publik ta marrin një pagë më shumë në vit. Kjo i bie që t’i marrin gjashtë paga më shumë. Dikush që sot e ka pagën 900 euro, i bie që t’i marrë 1350 euro me rritjen e pagës. Ai që e ka 800 i bie me i marrë 1200. Do të ketë rritje të pensioneve për të gjitha kategoritë”, u zotua ai.

Lideri i PDK-së u bëri thirrje të gjitha partive politike për një gjuhë të përmbajtur në shërbim të një fushate të qetë, demokratike, korrekte dhe me respekt për standardet e zgjedhjeve të lira. “Mbi të gjitha, Kosova ka nevojë për garë idesh, jo për gjuhë të urrejtjes. Për program dhe përgjegjësi dhe assesi me përçarje dhe përplasje”, shtoi Hamza.

Ai tha se PDK-ja po hyn në këtë fushatë me respekt për qytetarët, me besim tek demokracia dhe me vizion të qartë për ta nxjerrë Kosovën nga kriza.

Lajmet e Fundit

Dehari thërret seancën e Kuvendit më 9 shtator

Kryesuesi i Seancës Konstitutive të Kuvendit, Avni Dehari, ka njoftuar se vazhdimi i seancës...

FC Malisheva zyrtarizon transferimin e Rimal Haxhiut

FC Malisheva ka zyrtarizuar transferimin e Rimal Haxhiut, i cili është bërë pjesë e...

Gjini: Suksesi në “Taranto 2026”, motivim i madh para Lojërave Mesdhetare 2030 që mbahen në Kosovë

Kryetari i Aleancës, Ardian Gjini, ka përgëzuar sportistët kosovarë për suksesin e arritur në...

Prokuroria dorëzon aktakuzë për 35 persona për vrasjen e civilëve në lagjen e Jasharëve në Prekaz

Prokuroria Speciale e Kosovës ka dorëzuar në Gjykatën Themelore në Prishtinë aktakuzë në mungesë...

Më të lexuarat

Shteti duhet të fitojë mbi pushtetin

Shkruan: Hisen Berisha Kosova po përballet me një krizë që nuk mund të shpjegohet vetëm...

Pasiguria politike ka çmim, ekonomia e Kosovës po e paguan faturën

Shkruan: Safet Gërxhaliu Nëse e shohim situatën e Kosovës në vitin 2026, ekonomia vazhdon të...

Kosovë,

Shkruan: Valon Murtezaj ka ardhur koha që të kujtojmë, dhe kuptojmë se, politika përveç që...