Hamza për Masakrën në Mejë: Dëshmia më rrënqethëse çka ka përjetuar populli nga regjimi i Millosheviqit
Kryetari i Mitrovicës, Bedri Hamza, duke kujtuar Masakrën e Mejës ku 367 civilë shqiptarë u vranë nga forcat ushtarake dhe policore serbe ka thënë se kjo masakër është dëshmia më rrënqethëse se çka ka përjetuar populli i Kosovës nga regjimi i Millosheviqit.
Postimi i Hamzës:
Masakra e 27 Prillit 1999 në Mejë të Gjakovës është dëshmia më rrënqethëse se çka ka përjetuar populli i Kosovës nga regjimi i Millosheviqit.
376 jetë u shuan në formën më çnjerëzore nga forcat paramilitare serbe, që në këtë masakër, si edhe në të tjerat, nuk kursyen askënd, as fëmijët e as të moshuarit.
Meja edhe sot, si në çdo ditë jetoi me dhimbjen e kujtimin për më të dashurit e tyre, që u flijuan për Kosovën!
Edhe sot, si në çdo përvjetor familjet e 13 viktimave përjetuan dhimbje të dyfisht për shkak se trupat e tyre nuk u gjetën kurrë dhe edhe sot pas 25 vitesh, shteti serb vazhdon të mos jap asnjë përgjigje për fatin e të pagjeturve!