HomeAktualeHamza: PDK s’ka votë për presidentin pa një marrëveshje politike

Hamza: PDK s’ka votë për presidentin pa një marrëveshje politike

spot_img

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bedri Hamza, ka deklaruar se partia që drejton nuk do ta mbështesë zgjedhjen e presidentit të ri të vendit në mungesë të një marrëveshjeje politike gjithëpërfshirëse.

Duke folur në Debat Plus, Hamza tha se zgjedhja e presidentit në Kosovë gjithmonë ka qenë rezultat i marrëveshjeve politike, duke theksuar se i njëjti parim duhet të vlejë edhe në situatën aktuale.

“S’kemi votë (për presidentin) për shkak se duhet marrëveshje politike. Kur është zgjedh presidenti pa marrëveshje politike. Pse duhet ta mundësoj të qeverisjen pa marrëveshje politike. I ke edhe 98 deputetë të tjerë brenda Kuvendit, me të cilët mund të krijosh institucionet, ne jemi 22″, ka thënë Hamza.

Hamza, ka deklaruar se kryeministri në detyrë, Albin Kurti, nuk ka paraqitur asnjë ofertë konkrete gjatë takimit që ka zhvilluar për mundësinë e krijimit të institucioneve të reja të Kosovës.

Lajmet e Fundit

Baton Haxhiu: Besoj se Uran Ismaili do të zgjidhet kryetar i PDK-së, gara do të jetë mes tij dhe Enver Hoxhajt

Analisti Baton Haxhiu ka deklaruar në emisionin “Pressing” se beson që Uran Ismaili do...

Kurti takon Kosin në Mal të Zi, flasin për anëtarësim në BE

Në vigjilje të Samitit të Procesit të Berlinit, sonte në Shën Stefan në Mal...

Kosova U15 në Baku për FIFA U-15 World Cup & Festival

Kombëtarja e Kosovës U15 ka mbajtur sot stërvitjen e parë në Baku të Azerbajxhanit,...

Shiroka Pula takon ipeshkvin Dodë Gjergji, vlerëson kontributin e Kishës Katolike

Presidentja e Republikës së Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka pritur sot në takim ipeshkvin...

Më të lexuarat

Nga reforma territoriale te decentralizimi real në Shqipëri 

Shkruan: Besnik Tahiri Qëndrim këshillues për fazën e ardhshme të reformës së pushtetit vendor në...

SPECIALJA, NDRYSHIM I LIGJIT APO ZHBËRJE E SAJ?

Shkruan: Hisen Berisha Çështja që është ngritur pas aktgjykimit të 16 shtatorit 2026 nuk mund...

DEKLARATË PËR TA ZGJATUR JETËN E DHOMAVE SPECIALE

Shkruan: Hisen Berisha (Nga deklarata te mos/veprimi shtetëror, nga letra me thirrjen “Shko, Hashim” te...