HomeAktualeHamza: PDK-ja në këtë mandat do të qëndrojë në opozitë, i urojmë...

Hamza: PDK-ja në këtë mandat do të qëndrojë në opozitë, i urojmë suksese Kurtit

spot_img

Lideri i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, pas takimit me kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, ka deklaruar se PDK-ja do të qëndrojë në opozitë gjatë këtij mandati.

“Ju e dini qëndrimin tim se PDK-ja në këto zgjedhje ka garuar me një program dhe prioritete që kanë të bëjnë me fushën e ekonomisë, mirëqenies sociale, duke përfshirë rritjen e pagave dhe pensioneve, si edhe me projekte në energji dhe infrastrukturë. Ky ka qenë prioriteti ynë: të punojmë se si ta përmirësojmë këtë vend dhe jetën e qytetarëve.

Për t’i zbatuar këto prioritete, kemi thënë se PDK-ja nuk ka vija të kuqe dhe është e hapur për të biseduar, pa u imponuar, për një marrëveshje gjithëpërfshirëse politike, duke i përfshirë të gjitha institucionet. Bazuar në bisedat dhe diskutimet që kemi pasur, të cilat kanë qenë korrekte, qëndrimi ynë është se PDK-ja, për këtë mandat, do të jetë parti në opozitë. Ne i dëshirojmë sukses z. Kurti dhe të gjithë atyre që do të takohen e do të bisedojnë për t’i dhënë vendit institucione. Përveç PDK-së, në Kuvend janë edhe 98 deputetë të tjerë”, tha Hamza.

Lajmet e Fundit

Baton Haxhiu: Besoj se Uran Ismaili do të zgjidhet kryetar i PDK-së, gara do të jetë mes tij dhe Enver Hoxhajt

Analisti Baton Haxhiu ka deklaruar në emisionin “Pressing” se beson që Uran Ismaili do...

Kurti takon Kosin në Mal të Zi, flasin për anëtarësim në BE

Në vigjilje të Samitit të Procesit të Berlinit, sonte në Shën Stefan në Mal...

Kosova U15 në Baku për FIFA U-15 World Cup & Festival

Kombëtarja e Kosovës U15 ka mbajtur sot stërvitjen e parë në Baku të Azerbajxhanit,...

Shiroka Pula takon ipeshkvin Dodë Gjergji, vlerëson kontributin e Kishës Katolike

Presidentja e Republikës së Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka pritur sot në takim ipeshkvin...

Më të lexuarat

Nga reforma territoriale te decentralizimi real në Shqipëri 

Shkruan: Besnik Tahiri Qëndrim këshillues për fazën e ardhshme të reformës së pushtetit vendor në...

SPECIALJA, NDRYSHIM I LIGJIT APO ZHBËRJE E SAJ?

Shkruan: Hisen Berisha Çështja që është ngritur pas aktgjykimit të 16 shtatorit 2026 nuk mund...

DEKLARATË PËR TA ZGJATUR JETËN E DHOMAVE SPECIALE

Shkruan: Hisen Berisha (Nga deklarata te mos/veprimi shtetëror, nga letra me thirrjen “Shko, Hashim” te...