Hamza në Shtime: Në qeverisjen time, të gjithë qytetarët do të trajtohen dinjitetshëm
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka thënë se përtej vijave politike, u bënë bashkë edhe në qytetin e Shtimes.
“Në qeverisjen time, të gjithë qytetarët do të trajtohen dinjitetshëm. Polarizimin shoqëror do ta shndërrojmë në unitet dhe energji për të punuar fort që Kosovën ta bëjmë një vend më të mirë për të jetuar”, ka shkruar ai në Facebook.