Hamza në Shtime: Do të realizojmë rritjen 50% të pagave dhe 70% të pensioneve bazike
Partia Demokratike e Kosovës (PDK) ka mbajtur tubimin elektoral në Shtime.
Kandidati për kryeministër Bedri Hamza, i cili në këtë tubim u shoqërua edhe nga ambasadori William Walker, tha se ndjehet mirë me këtë pritje masive.
Ai ka thënë se ky është qytet i ndërmarrësve të suksesshëm, qytet i dëshmorëve të UÇK-së dhe martirëve të luftës.
Hamza ka thënë se në ditën e tij të parë si kryeministër, do t’i fillojë ndryshimet e nevojshme për realizimin e rritjes 50% të pagave dhe 70% të pensioneve bazike.
“Çfarë pritje masive, çfarë nderi të takoj qytetarët e Shtimes në tubimin e sotëm, ku më shoqëroi edhe ambasadori William Walker. Ky është qytet i ndërmarrësve të suksesshëm, qytet i dëshmorëve të UÇK-së dhe martirëve të luftës. Shtimja është nyje që lidhë qytetet e Kosovës, por edhe Kosovën me historinë tonë. Mikun e madh të shqiptarëve e falënderova për rolin e madh që ka luajtur për lirinë tonë. Ndërsa, qytetarët e Shtimes, i sigurova se atë që e premtoj, edhe e realizoj. Në ditën time të parë si kryeministër, do t’i filloj ndryshimet e nevojshme për realizimin e rritjes 50% të pagave dhe 70% të pensioneve bazike”, ka thënë Hamza.