Hamza në Prizren: Kosovës i duhet një qasje e re për të përmirësuar jetën e qytetarëve

Hamza në Prizren: Kosovës i duhet një qasje e re për të përmirësuar jetën e qytetarëve

Kandidati për kryeministër i PDK-së, Bedri Hamza, ka qëndruar të mërkurën në qytetin historik të Prizrenit, ku ai është takuar me shumë qytetarë.

Ai ka thënë se duhet të jenë të  bashkuar për ta bërë Kosovën më të mirë.

“Çmimet, pagat, siguria sociale, shëndetësia dhe arsimi ishin vetëm disa prej shqetësimeve të tyre. Kosovës i duhet një qasje e re për të përmirësuar jetën e qytetarëve”, ka pohuar Hamza.