Hamza në Pejë: Dramat politike nuk i shërbejnë vendit
Kandidati për kryeministër i PDK-së, Bedri Hamza, ka qenë në Pejë në një tubim me qytetarë.
Në një postim në Facebook, ai ka thënë se në Pejë qytetarët e duan një qeveri që ua ndryshon jetën për të mirë, ua rrit pagat dhe përmirëson mirëqenien.
“Unë i kam hyrë garës për kryeministër që të merrem me problemet reale të qytetarëve”.
“Dramat politike nuk i shërbejnë vendit dhe nuk ua sjellin asnjë dobi qytetarëve!”, ka thënë Hamza.