HomeAktualeHamza në familjen Dani: Kosova po humb të rinjtë nga krizat politike

Hamza në familjen Dani: Kosova po humb të rinjtë nga krizat politike

spot_img

Kryetari i Partisë Demokratike e Kosovës dhe kandidati për kryeministër, Bedri Hamza, ka vizituar familjen e Fadil Danit në Fushë Kosovë, ku ka dëgjuar nga afër shqetësimet dhe sfidat me të cilat po përballen qytetarët.

Përmes një video-mesazhi të publikuar në rrjetet sociale, kryefamiljari Fadil Dani tha se kriza ekonomike, mungesa e perspektivës dhe largimi i të rinjve janë sot ndër problemet më të mëdha që po prekin familjet kosovare. “Kur një i ri mendon më shumë si të ikë nga vendi sesa si ta ndërtojë jetën këtu, atëherë është alarm për të gjithë ne”, tha Dani.

Hamza theksoi se Kosova ka nevojë për më shumë bashkëpunim, stabilitet dhe politika që krijojnë shpresë për qytetarët, e jo për “konflikte e përçarje të pafundme politike”.
Sipas tij, familjet kosovare meritojnë më shumë siguri, zhvillim ekonomik dhe besim për të ardhmen në vendin e tyre.

Lajmet e Fundit

Baton Haxhiu: Besoj se Uran Ismaili do të zgjidhet kryetar i PDK-së, gara do të jetë mes tij dhe Enver Hoxhajt

Analisti Baton Haxhiu ka deklaruar në emisionin “Pressing” se beson që Uran Ismaili do...

Kurti takon Kosin në Mal të Zi, flasin për anëtarësim në BE

Në vigjilje të Samitit të Procesit të Berlinit, sonte në Shën Stefan në Mal...

Kosova U15 në Baku për FIFA U-15 World Cup & Festival

Kombëtarja e Kosovës U15 ka mbajtur sot stërvitjen e parë në Baku të Azerbajxhanit,...

Shiroka Pula takon ipeshkvin Dodë Gjergji, vlerëson kontributin e Kishës Katolike

Presidentja e Republikës së Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka pritur sot në takim ipeshkvin...

Më të lexuarat

Nga reforma territoriale te decentralizimi real në Shqipëri 

Shkruan: Besnik Tahiri Qëndrim këshillues për fazën e ardhshme të reformës së pushtetit vendor në...

SPECIALJA, NDRYSHIM I LIGJIT APO ZHBËRJE E SAJ?

Shkruan: Hisen Berisha Çështja që është ngritur pas aktgjykimit të 16 shtatorit 2026 nuk mund...

DEKLARATË PËR TA ZGJATUR JETËN E DHOMAVE SPECIALE

Shkruan: Hisen Berisha (Nga deklarata te mos/veprimi shtetëror, nga letra me thirrjen “Shko, Hashim” te...