Hamza: Na duhet për ta marrë besimin e qytetarëve që të qeverisim me vendin

Hamza: Na duhet për ta marrë besimin e qytetarëve që të qeverisim me vendin

Ferizaj ishte qyteti i radhës, të cilin e vizitoi kandidati për kryeministër i PDK-së, Bedri Hamza.

“Me Agimin biseduam shtruar për përgatitjet që jemi duke i bërë, për organizimin që na duhet për ta marrë besimin e qytetarëve që të qeverisim me vendin. Është domosdoshmëri që Kosovën ta rikthejmë në binarët e zhvillimit, integrimit dhe anëtarësimeve, që ta forcojmë subjektivitetin shtetëror”, ka shkruar Hamza në Facebook.

Ai ka theksuar se është domosdoshmëri që të depolitizohen proceset e punës, të ulen polarizimet dhe së bashku me partnerët tanë, siç jemi koordinuar gjithnjë, të ecim përpara.

“Kosova dhe qytetarët e saj, me patjetër duhet të lëvizin përpara, sepse mjaft kemi vendnumëruar këto vite. Ferizaji dhe të gjitha komunat e Kosovës, në qeverisjen time do të trajtohen me investime në mënyrë të balancuar dhe asnjëra nuk do të diskriminohet nga ekzekutivi i vendit”, ka theksuar Hamza.