HomeAktualeHamza mbështet Marshin për Liri më 12 shtator: Të bashkohemi në Prishtinë,...

Hamza mbështet Marshin për Liri më 12 shtator: Të bashkohemi në Prishtinë, Kosova do ta mbrojë të vërtetën e saj

spot_img

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka shprehur mbështetjen e plotë për Marshin për Liri, të organizuar nga platforma “Liria ka Emër”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, nën moton “Kosova po pret”.

Përmes një videomesazhi drejtuar qytetarëve, Hamza ka bërë thirrje për mobilizim të gjerë dhe pjesëmarrje në marsh, duke theksuar se 16 shtatori është një datë e rëndësishme për Kosovën dhe për të vërtetën e luftës çlirimtare.

“Edhe 25 ditë na ndajnë nga 16 shtatori, një ditë e rëndësishme për Kosovën dhe për të vërtetën e luftës sonë çlirimtare. Në prag të kësaj date, duhet ta ngremë edhe një herë zërin për historinë që e kemi jetuar dhe për çlirimtarët tanë”, ka deklaruar Hamza.

Kreu i PDK-së ka ftuar të gjitha strukturat e partisë, në çdo komunë, degë dhe nëndegë, që të mobilizohen dhe t’i bashkohen organizimit të 12 shtatorit.

“Si Kryetar i Partisë Demokratike të Kosovës, e mbështes plotësisht marshin e organizuar nga platforma ‘Liria ka Emër’, më 12 shtator në Prishtinë. I ftoj të gjitha strukturat e PDK-së, në çdo komunë, degë dhe nëndegë, që të mobilizohen dhe t’i bashkohen këtij organizimi qytetar”, ka thënë ai.

Hamza ka paralajmëruar se deri më 16 shtator do të zhvillohen edhe aktivitete të tjera për të avokuar për drejtësi, për lirinë e çlirimtarëve dhe për pritjen e tyre në Kosovë.

Ai ka theksuar se marshi duhet të tejkalojë ndarjet partiake, duke u bërë thirrje qytetarëve të të gjitha bindjeve politike që të marrin pjesë.

“Askush nuk duhet të mbetet anash kur bëhet fjalë për mbrojtjen e të vërtetës sonë. Prandaj, i ftoj të gjithë qytetarët, pa dallim partie, bindjeje apo përkatësie politike, që më 12 shtator të jemi bashkë në Prishtinë. Sepse kjo nuk është çështje partie, por çështje e historisë, e lirisë dhe e dinjitetit tonë shtetëror”, ka deklaruar Hamza.

Në fund të videomesazhit, kryetari i PDK-së ka bërë thirrje që më 12 shtator në Prishtinë të mblidhen qytetarë nga e gjithë Kosova dhe nga të gjitha gjeneratat.

“Më 12 shtator, le të jemi të gjithë në Prishtinë. Nga çdo komunë. Nga çdo lagje. Nga çdo gjeneratë. Kosova e di historinë e saj. Kosova është krenare me të. Dhe Kosova do ta mbrojë me çdo formë të vërtetën e saj”, ka përfunduar Hamza.

Lajmet e Fundit

Baton Haxhiu: Besoj se Uran Ismaili do të zgjidhet kryetar i PDK-së, gara do të jetë mes tij dhe Enver Hoxhajt

Analisti Baton Haxhiu ka deklaruar në emisionin “Pressing” se beson që Uran Ismaili do...

Kurti takon Kosin në Mal të Zi, flasin për anëtarësim në BE

Në vigjilje të Samitit të Procesit të Berlinit, sonte në Shën Stefan në Mal...

Kosova U15 në Baku për FIFA U-15 World Cup & Festival

Kombëtarja e Kosovës U15 ka mbajtur sot stërvitjen e parë në Baku të Azerbajxhanit,...

Shiroka Pula takon ipeshkvin Dodë Gjergji, vlerëson kontributin e Kishës Katolike

Presidentja e Republikës së Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka pritur sot në takim ipeshkvin...

Më të lexuarat

Nga reforma territoriale te decentralizimi real në Shqipëri 

Shkruan: Besnik Tahiri Qëndrim këshillues për fazën e ardhshme të reformës së pushtetit vendor në...

SPECIALJA, NDRYSHIM I LIGJIT APO ZHBËRJE E SAJ?

Shkruan: Hisen Berisha Çështja që është ngritur pas aktgjykimit të 16 shtatorit 2026 nuk mund...

DEKLARATË PËR TA ZGJATUR JETËN E DHOMAVE SPECIALE

Shkruan: Hisen Berisha (Nga deklarata te mos/veprimi shtetëror, nga letra me thirrjen “Shko, Hashim” te...