HomeAktualeHamza: Krizat politike rënduan mbi qytetarët, qeverisja solli stagnim dhe përkeqësim

Hamza: Krizat politike rënduan mbi qytetarët, qeverisja solli stagnim dhe përkeqësim

spot_img

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, një ditë pas dështimit të Kuvendit për zgjedhjen e Presidentit, ka reaguar përmes një video-adresimi drejtuar qytetarëve, duke theksuar se vendi po përballet me pasojat e mungesës së vullnetit politik nga shumica parlamentare.

“Në kohë sfidash, është e natyrshme të ndiejmë pasiguri. Por, po aq e rëndësishme është edhe ta ruajmë qetësinë, besimin dhe përkushtimin ndaj shtetit tonë,” u shpreh Hamza.

Ai falënderoi qytetarët për reagimin ndaj zhvillimeve të fundit, duke theksuar: “Mbrëmë u përballëm me një zhvillim që ngriti shqetësime, por përgjigjja jonë ishte e qartë, e vendosur dhe pa kompromis.”

Hamza rikujtoi se ka kaluar më shumë se një vit nga zgjedhjet e 9 shkurtit 2025, duke e cilësuar këtë periudhë si të mbushur me paqartësi dhe vonesa.

“Gjatë kësaj kohe, ju keni votuar dy herë dhe tash po ju kërkohet të votoni për herën e tretë. Jo si rezultat i vullnetit tuaj, por për shkak të vendimeve të gabuara politike të kësaj qeverie,” deklaroi ai.

Kreu i PDK-së kritikoi qeverisjen aktuale për mungesë drejtimi dhe rezultate konkrete.

“Në vend të qeverisjes, patëm stagnim. Në vend të përmirësimit të mirëqenies, patëm përkeqësim dhe rritje të kostos së jetesës. Në vend të zhvillimit, patëm bllokadë,” tha Hamza.

Ai shtoi se kjo situatë ka pasoja të drejtpërdrejta për qytetarët: “Jostabiliteti politik ka kosto reale dhe ajo kosto bie mbi ju, mbi qytetarët tanë.”

Në fund, Hamza theksoi se zgjedhjet përfaqësojnë një mundësi për ndryshim dhe për rikthimin e besimit në institucione.

“Kjo është një mundësi për t’i thënë mjaft politikës së bllokadës, përçarjes dhe papërgjegjësisë… Ju kërkoj që të besoni në Kosovën tonë, sepse ditët më të mira janë përpara nesh,” përfundoi ai.

Lajmet e Fundit

Policia e Kosovës certifikon 21 operatorë të rinjë të Drejtorisë së Njësive për Ndërhyrje të Shpejtë

Me datën 4 shtator 2026 në ambientet e Qendrës së Njësive Speciale “Enver Zymeri”,...

OKB-ja miratoi hartën e re të botës

Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara ka votuar për miratimin e një harte...

Kusari-Lila beson se do të ketë vazhdimësi të suksesshme të konstituimit të Kuvendit

Deputetja e GP të LVV-së, Mimoza Kusari-Lila, thotë se beson se vazhdimi i seancës...

Erblin Osmani zgjedh Kosovën, talenti i Bayern Munichut do të luajë për Dardanët

Erblin Osmani do të luajë për Kosovën. Lajmin e madh e ka konfirmuar sot...

Më të lexuarat

Shteti duhet të fitojë mbi pushtetin

Shkruan: Hisen Berisha Kosova po përballet me një krizë që nuk mund të shpjegohet vetëm...

Pasiguria politike ka çmim, ekonomia e Kosovës po e paguan faturën

Shkruan: Safet Gërxhaliu Nëse e shohim situatën e Kosovës në vitin 2026, ekonomia vazhdon të...

Kosovë,

Shkruan: Valon Murtezaj ka ardhur koha që të kujtojmë, dhe kuptojmë se, politika përveç që...