
Hamza: Kontributi i mërgatës për Kosovën tejkalon çdo distancë dhe kufi
Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, ka takuar strukturat e kësaj partie në Zvicër.
Hamza ka theksuar se kontributi i mërgatës për Kosovën tejkalon çdo distancë dhe kufi.
“Me Ragipin dhe strukturat e PDK-së në Zvicër biseduam për zgjedhjet e 28 dhjetorit, për forcimin e lidhjeve me atdheun dhe për rolin e pazëvendësueshëm të mërgatës në zhvillimin e vendit. Nder dhe respekt për angazhimin e tyre!”, ka shkruar Hamza në Facebook.
