HomeAktualeHamza fton profesionistët t’i bashkohen listës së PDK-së

Hamza fton profesionistët t’i bashkohen listës së PDK-së

spot_img

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza ka ftuar qytetarët që besojnë se mund të kontribuojnë për vendin përmes politikës, t’i bashkohen listës së PDK-së.

Hamza, përmes një video-adresimi, u shpreh se Kosova sot ka nevojë më shumë se kurrë për njerëz të mirë dhe të përgatitur për të punuar për shtetin.

“Në Partinë Demokratike të Kosovës, lista jonë për deputetë nuk do të jetë vetëm listë politike. Por edhe listë e hapur për të gjithë. Kemi garantuar hapësirë për profesionistë, për gra e burra të aftë, për njerëz që ndoshta nuk kanë qenë pjesë e politikës deri sot”, ka thënë kreu i PDK-së.

Ai tha se kriteri më i madh për të qenë kandidat/e për deputet/e nga radhët e PDK-së është: ta duash vendin tënd.

“Nëse besoni se mund të kontribuoni për Kosovën, koha është tani. Koha që njerëzit e mirë të mos rrinë më anash. Koha që profesionistët të mos heshtin më. Koha që Kosova të bashkojë dijen, përvojën dhe energjinë e saj më të mirë. Nëse ti je njëri ose njëra nga ta, na kontakto në emailin bedri.hamza@pdk.info që të bëhesh pjesë e këtij rrugëtimi të përbashkët. Kosova ka nevojë për ty!”, është shprehur Hamza.

Lajmet e Fundit

U hodh shorti për edicionin e ri të Ligës U13-U15 për vajza

Sot në ambientet e Federatës së Futbollit të Kosovës në prani të përfaqësuesve të...

IKD-ja kërkon nga presidentja Shiroka-Pula të japë qëndrim për 10 çështje, ndër to edhe për Ligjin për Dhomat e Specializuara

Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD), pas zgjedhjes së Justina Shiroka-Pulës presidente e Republikës...

Kryetari i Aleancës: Koha e bllokadave mbaroi, do të jemi opozitë e pakompromis

Kryetari i Aleancës ka deklaruar se Kosova ka përmbyllur ciklin e konsolidimit të institucioneve,...

Presidentja Shiroka-Pula priti në takim Kryeministrin Kurti

Presidentja e Republikës së Kosovës, Justina Shiroka Pula, priti në takim Kryeministrin e Republikës...

Më të lexuarat

DEKLARATË PËR TA ZGJATUR JETËN E DHOMAVE SPECIALE

Shkruan: Hisen Berisha (Nga deklarata te mos/veprimi shtetëror, nga letra me thirrjen “Shko, Hashim” te...

Dhomat e Specializuara vs. Pavarësisë së Kosovës

Valon Murati Se qasja e Dhomave të Specializuara ka qenë së paku thënë e çuditshme...

ZGJIMI I DHIMBSHËM…

Pandeli Majko  Vendimi i datës 16 shtator në gjykatën e Hagës ka tejkaluar kufijtë e...